Përmbyset tramvaji në Lisbonë, 28 të plagosur
Të paktën 28 persona kanë mbetur të plagosur kur një tramvaji në Lisbonë doli nga binarët dhe u përmbys.
Shumica e të lënduarve u dërguan në spital pas incidentit, por asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë.
Sipas raportimeve, tramvaji doli nga binarët në një kthesë në pjesën e poshtme të një kodre të pjerrët, përpara se të përplasej me një ndërtesë.
BBC raporton se një fëmijë 6 muajsh dhe një 7 vjeçar u shpëtuan nga kalimtarët.
Fraksion.com