OKB bën thirrje për përmbajtje në Kosovë
Në një deklaratë të lëshuar për shtypin nga Farhan Faq, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, theksohet se rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit për Kosovën është e vetmja kornizë ligjore për sigurinë.
“Sekretari i Përgjithshëm nënvizon se rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit (viti 1999), siguron kornizën e vetme ligjore për prezencën e forcave ndërkombëtare të sigurisë, KFOR, ngarkuar me detyrën për të krijuar një mjedis të sigurt në Kosovë,” thuhet më tej në deklaratë. Prandaj “çdo kufizim i bërë për të çliruar KFOR-in nga përgjegjësitë në çështjet e sigurisë do të ishte në kundërshtim me rezolutën 1244”.
“Sekretari i Përgjithshëm i bën i shqetësuar thirrje të gjitha palëve të përmbahen dhe të mos kryejnë aksione që mund të rrisin tensionet duke shkaktuar një pengesë tjetër në dialogun e organizuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit,” thuhet në fund të deklaratës.
Fraksion.com