Mick Mulvaney zgjidhet shefi i ri i personelit të Shtëpisë së Bardhë
Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se drejtori i buxhetit Mick Mulvaney do të jetë shefi i tij i ardhshëm i personelit të Shtëpisë së Bardhë.
Përmes një twetteri presidenti Trump tha se Mulvaney “ka bërë një punë të shquar” në administratën e tij dhe do të marrë postin e ri vitin e ardhshëm.
Presidenti Trump e quajti zotin Mulvaney “shefin e personelit të ngarkuar në detyrë “, por nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë do të thotë kjo për kohëzgjatjen e mandatit të tij.
Ai do të zëvendësojë gjeneralin John Kelly. Presidenti Trump vlerësoi punën e zotit Kelly dhe e quajti atë një “patriot të madh” në Tweeter.
Presidenti Trump njoftoi javën e kaluar se John Kelly, i cili shërbeu në post për më shumë se një vit, së shpejti do të largohej.
Zgjedhja e parë e presidentit ishte Nick Ayers, shefi i personelit të nënpresidentit, i cili nuk e pranoi postin pasi nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje për sa kohë do të shërbente në atë pozicion.
Fraksion.com