AktualitetTë fundit

Xhaçka me Numërin 2 të NATO-s: 3-fishuam trupat në Afganistan

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një deklaratë të përbashkët për shtyp me zv.Sekretaren e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller e cila ndodhet sot në Tiranë, në një vizitë zyrtare.

Gottemoeller nisi axhendën e takimeve zyrtare në Ministrinë e Jashtme, ku u prit në një takim nga ministri Ditmir Bushati që pasoi me Xhaçkën.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka foli pas votimit ne Kuvendin e Kosoves ku përshëndeti vendimin historik për krijimin e ushtrisë.

“Vendimi i sotem i sherben frymes euroatlantike dhe paqes ne rajon. Vleresojme vendosmerine e Autoriteteve te Kosoves per bashkepunim me Aleancen e Atlantikut te Veriut,” tha Xhaçka.

Ajo gjithashtu tha se ishte entuziaste për vendimin e NATO-s për vendosjen e Kuçovës si bazë taktike për operacionet e Aleancës në rajon.

“Shqipëria e vendosur për ruajtjen e unitetit dhe kohezionit, që janë vlera që na bëjnë bashkë .  Qeveria do e rrisë buxhetin për forcat e armatosura në vitin 2019. NATO zgjodhi bazën ajrore të Kuçovës si bazë taktike . Shpreh bindjen e plotë se projekti do të zhvillohet në kohën e duhur.

Kontributi i Shqipërisë për NATO-n ka qenë i madh dhe është treguar me fakte.

Në më pak se 2 vite trefishuam numrin e trupave në Afganistan, mbështet misionin e KFOR-it në Kosovës, si dhe misionet e NATO-s në detin e Egje,”tha Xhaçka.

Fraksion.com