AktualitetKosovaNATO/BETë fundit

Ushtria e Kosovës, Stoltenberg: Ne e kemi bërë të qartë se ky veprim është i gabuar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë një Deklaratë sot lidhur me miratimin e ligjeve për kalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës:

“Sot, Institucionet në Kosovë kanë njoftuar miratimin e tre ligjeve që iniciojnë procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Ndërkohë që tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në parim një çështje që Kosova të vendosë, ne kemi bërë të qartë se ky veprim është i gabuar.

NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj aktual. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut tani duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

NATO mbetet e angazhuar përmes KFOR-it për një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt në Kosovë dhe për stabilitetin në Ballkanin më të gjerë Perëndimor.

Të gjitha palët duhet të sigurojnë që vendimi i sotëm nuk do të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët politikë përgjegjës në rajon duhet të përqëndrohen në përparimin e reformave dhe në dialog. E përsëris thirrjen time për Prishtinën dhe Beogradin që të mbeten të qetë dhe të përmbahen nga çdo deklaratë apo veprim që mund të çojë në përshkallëzim. NATO vazhdon të mbështesë dialogun e sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin”,  përfundon deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Fraksion.com