Ushtria e Kosovës, Basha: Kombi shqiptar i integruar e më i fortë
Pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha përshëndeti krijimin e ushtrisë, ndërsa uroi Kosovën. Basha thekson se tashmë Kosova duhet të jetë më e sigurt, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë.
“Urime Kosovë për Ushtrinë!
Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurt, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë.
Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!”, shkruan Basha.
Fraksion.com