Rama, firmos 8 PO-të, për dialogun: Ku do e lemë pra?
Kryeministri ka dalë me një tjetër ftesë për studentët lidhur me 8 kërkesat e tyre. Në instastory, Rama shpreh dakordësinë për 8 pikat, nëse studentët ulen në dialog me qeverinë.
Por studentët thonë se nuk do të ketë dialog dhe negociata për këto 8 pika. Ata i kanë bërë apel Kryeministrit të mbledhë parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme ku të diskutohen dhe plotësohen të 8 kërkesat që kanë parashtruar.
Në të kundërt ata kanë paralajmëruar një protestë kombëtare ditën e hënë ku përveç gjimnazistëve, studentët kanë kërkuar dhe mbështetjen e qytetarëve.
Fraksion.com