AktualitetPolitikëTë fundit

Rama, Bashës: Gjojavettingu t’u mbyt në Venecia, tani pengon studentët për dialog

Pasi Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar për vettingun në politikë, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Permes nje postimi ne rrjetet sociale, Rama sulmon ashper Bashen, ndersa nuk i kursen ironite. “Eh Artist, s’më vjen mirë për ty, po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë🤮”, shkruan Rama.

Ndërkohë që PD thotë se janë përfshirë dhe amendamentet e saj, maxhoranca deklaron se nuk ka pasur amendamente. Sipas deputetes së PS, Klotilda Ferhati, amendamenti i votuar sot nga Venecia është tërësisht teknik.

Në njoftimin zyrtar në faqen on line të këtij institucioni thuhet se komisioni konstaton se projektligjet kushtetuese që mundësojnë verifikimin e politikanëve në Shqipëri, duke përfshirë vlerësimin e marrëdhënieve të tyre me krimin e organizuar, nuk ofrojnë udhëzime dhe masa mbrojtëse të përshtatshme për një proces të tillë.

“Duke pranuar synimin legjitim për të hequr të korruptuarit dhe ndikimin e tyre nga qeverisja dhe jeta politike, Komisioni i Venecias shpreh shqetësimin se mungesa e qartësisë ligjore dhe sigurisë lidhur me fushëveprimin dhe zbatimin e procedurës së propozuar të verifikimit mund të çojë në implikime të rënda për të drejtat e atyre subjekteve për të.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Fraksion.com