AktualitetKosovaTë fundit

Presidenti Meta përshëndet formimin e ushtrisë së Kosovës

Presidenti Ilir Meta zgjodhi rrjetin social Facebook për të uruar politikën e Kosovës që bëri të mundur formimin e ushtrisë së saj.

Edhe presidenti, ashtu sikurse kryeopozitari Basha, përshënderi ende pa u miratuar në tërësi të trija projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euroatlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik”, shkruan kreu i Shtetit në Facebook.

Fraksion.com