Kosovë, Kuvendi miraton edhe pr.ligjin për FSK-në
Pas votimit të pr.ligjit të parë, që transformonte Ministrinë për FSK-në në Ministri e Mbrojtjes së Kosovës, Kuvendi me 107 deputetët e pranishëm në seancën e sotme plenare miratuan me 106 vota pro edhe pr.ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Të trija pr.ligjet, bashkë me atë të fundit për shërbimin në FSK, i hapën rrugë kështu formimit të ushtrisë së Kosovës, plot 10 vite pas shpalljes së Pavarësisë.
Pas ftesës së kryetarit të komisionit parlamentar për FSK-në, Haxhi Shala për të votuar pr.ligjin, nisi edhe votimi nen për nen i 45 amendamenteve përkatëse të tij.
Fraksion.com