AktualitetTë fundit

Protesta e studentëve zhvendoset para Kuvendit

Me qindra studentë janë vendosur para Parlamenti ndërsa qindra të tjerë që vijnë nga të gjitha rrugët e Tiranës po i bashkohen.

Studentët marshojnë me thirrjet: Ulni tarifat! Do të fitojmë! 

Ata mbeten të vendosur për të mos pranuar asnjë lloj dialogu me kryeministrin Rama, pa u miratuar më parë 8 kërkesat që kanë parashtruar, ku më kryesorja është përgjysmimi i tarifave të shkollës.

Në Kuvend pritet që të shqyrtohen edhe dy amendamentet e LSI-së të depozituara një ditë më parë.

Ora 10:00  “Nuk lëvizim që aty! Problemet e arsimit të zgjidhen me ligje të mira!  ” thotë një student 

Ora 09:52 Studentët u bëjnë thirrje me megafon studentëve të tjerë të bojkotojnë mësimin

Ora 09: 47 Studentet nga Korpusi po marshojne drejt Parlamentit. Shoqerohen nga policia 

Ora 09:33 Studentët e Universitetit të Mjekësisë Tiranë marshojnë drejt Kuvendit

Ora 09:11 Edhe studentët që protestuan para MAS do zhvendosen te Kuvendi

Një prej studenteve që kaloi natën para Ministrisë së Arsimit thotë se protesta do të zhvendoset para Kuvendit, ndërsa pas orës 10 nuk dihet si do vijojë.

Studentja: Për momentin do të ikim te Parlamenti pastaj në orën 10 nuk e di si do të vijojë. Plotësimi i 8 pikave mbetet i panegociueshëm.

Ora 09:01 Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë stacionohen pas Kuvendit, ndërsa para godinës është vendosur një kordon policie.

Ora 08:54 Nis mbledhja e studentëve te Shkencat e Natyrës.

Ora 08:30  Nje grup studentesh kalojne natën para ministrise së Arsimit dhe kryeministrise 

Studentet kalojne naten jashte para ministrise se arsimit dhe kryeminsitrise

Një grup studentësh e kanë gdhirë edhe sot përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, teksa protesta e tyre hyn në ditën e nëntë.

Pritet që ditën e sotme (13 dhjetor 2018) dy grupet e shpërdara para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë të mblidhen para Kuvendit, ndërsa është parashikuar dhe seancë plenare.

LIVE/ Studentët tek Kuvendi: Nuk lëvizim që aty! Ne nuk kemi frikë!

Ja 8 pikat e panegociueshme të studentëve

Dhjetëra studentë kanë qëndruar edhe në mbrëmje para Kryeminstrisë dhe Ministrisë së Arsimit, ku kanë ndezur edhe zjarre për t’u ngrohur. Disa kanë kaluar natën sërish para Kryeminsitrisë.

Një pjesë e këtyre protestuesve njoftoi mbrëmë se, sot protesta do të vijojë para Kuvendit, ku në orën 10 nis seanca.

Gjithashtu, dje u mësua se kryeministri Rama ka ngritur një grup pune për përgatitjen e dokumenteve në lidhje me kërkesat e studentëve, por ritheksoi se duhet dialog. Si hap i parë është shkarkimi i anëtarëve të qeverisë në borde, si dhe të drejtorëve të konvikteve.

Ndërkohë, qeveria miratoi në fazën e tretë, marrëveshjen me qeverinë gjermane për rikonstruksionin e konvikteve të studentëve në Tiranë, me vlerë 3 milionë euro.

Fraksion.com