Numëri 2 i NATO-s, shtyn agjendën e takimeve në vizitën e saj në Tiranë
Zëvendës Sekretari iPërgjithshëm i NATO-s, znj Rose Gottemoeller do të udhëtojë drejt Tiranës të enjten, më 13 dhjetor dhe do të jetë gjithashtu në kryeqytetin shqiptar edhe të premten, më 14 dhjetor 2018.
Ajo do të ketë takime me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin për Evropën dhe Punëve të Jashtme, z.Ditmir Bushati dhe Ministrin e Mbrojtjes, znj. Olta Xhacka.
Ditën e premte, më 14 dhjetor, në orën 09:30 do të ketë një Konferencë të
përbashkët për shtyp nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Gottemoller dhe Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Bushati.
Kurse në orën 11:45, do të ketë gjithashtu një Konferencë të përbashkët për shtyp të znj. Gottemoeller dhe ministrit të Mbrojtjes, znj. Xhaçka.
Më herët burimet e NATO-s kishin njoftuar se takimet do të ishin ditën e enjte dhe konferencat e shtypit respektive do të ishin në orën 14:15 dhe 15:30.
Gjithashtu ishte njoftuar se agjenda do të kishte edhe një takim me presidentin e republikës z. Ilir Meta.