AktualitetPolitikëTë fundit

Meta i ktheu Buxhetin, Rama, studentëve: Bëhuni individë që flasin në emër të vetes!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë, pasi Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim buxhetin e vitit 2019, pas protestave të studentëve. Në një njoftim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se Presidenti Ilir Meta e ktheu buxhetin e Shqipërisë, pas prezantimit të kërkesave të LSI.

“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-sëAsnjë çudi! Vazhdon papushim e në çdo formë, presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër DialogutMiq! Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes.

Në një njoftim të papritur në mesin e një dite me zhvillime të pafundme, brenda dhe jashtë Parlamentit, kreu i Shtetit shqiptar Ilir Meta ka vendosur të kthejë për rishqyrtim projektligjin për buxhetin e vitit 2019, i miratuar vetëm pak ditë më parë nga shumica qeverisëse në Kuvend.


NJOFTIMI I METES:


Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, ssi dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.

Kujtojmë se një nga kërkesat është dyfishimi i buxhetit për Arsimin në 5%.

Ditën e sotme, Taulant Balla u shpreh se Kuvendi nuk mund ta ndryshojë buxhetin pasi ai ndodhet në tryezën e presidentit.

“Si ta ndryshojmë buxhetin kur ai sot është tek Ilir Meta, nuk është këtu. Procedura e ndryshimit të buxhetit nuk bëhet me dy gisht letër, kjo është tallje këtu në sallën e parlamentit” , tha sot Balla.

Por mesa duket, Presidenti ka vendosur t’ia kthejë mbrapsh mazhorancës ligjin në fjalë.

Fraksion.com