Studentët e Politeknikut publikojnë fotot: Vetting për pedagogët
Studentët e Universitetit Politeknik të mbledhur para sheshit Nënë Tereza nga ku pritet të nisë më pas marshimi drejt Ministrisë së Arsimit, kanë publikuar sot me foto edhe emrat e pedagogëve të cilët sipas tyre duhet ti nënshtrohen vetingut.
Në foton e publikuar në kolonat e universitetit, studentët kërkojnë veting për pedagogët: Boris Cfarku, Ylli Gjanci, Enkelejd Caca, Bujar Dida, Bojken Shehu, Anila Peposhi, Endri Raco, Anita Caushi, Brikena Xhaja, Margarita Gjonaj, si edhe Xhameli Pejtamalli.
Studentët kërkojnë veting për këta pedagogë, të cilët në foto i kanë shënuar me kryq të kuq, sipas studentëve, këta pedagogë janë të korruptuar. Vetting për pedagogët është një kërkesë e cila është vënë re nga studentët gjatë ditëve të protestës para MASR. Krahas shumë pankartave që mbanin në duart, është vënë re edhe “Vetting për pedagogët”./BW
Fraksion.com