AktualitetTë fundit

Soreca: Zgjedhja e 6 anëtarëve për KLP-në, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Sot dhe nesër, prokurorët dhe gjyqtarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e gjyqësorit që është përkatësisht KLP dhe KLGJ.

Leyla Moses Ones u shpreh në fjalën e saj: “Kjo është koha juaj për të votuar. Shqipëria ka qenë në pritje të këtij çasti për një kohë të gjatë. Ky proces do të jetë i drejtë. Dua që ta dini që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me ju”.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca tha: “Reforma në drejtësi po arrin një moment kritik këtë javë në struktura të pavarura të parashikuara me ndryshimet e vitit 2016. Zgjedhja e 6 anëtarëve për KLP-në gjithashtu do të shënojë një hap të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë në BE”.

Fraksion.com