Skandali, Gjiknuri: Zgjidhëm kontratën me DH Albania
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se kompania fitues në një nga lotet e projektit të “Unazës së Re” ka falsifikuar dokumentet dhe kjo është dokumentuar edhe nga autoritetet amerikane.
Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një konference për mediat. Po ashtu ministri u përgjigj dhe akuzave se ai është i përfshirë në këtë aktivitetet, duke deklaruar se ai nuk ka asnjë lidhje.
“Deklaroj me përgjegjësinë time të plotë, nuk kam asnjë lidhje me këtë aktivitetet kriminal”, u shpreh Gjiknuri. Ai shtoi se ofron dorëheqjen nëse provohet lidhja e tij me këtë skandal.
Ministri shprehet se marrëveshja me këtë kompani nuk i ka shkaktuar asnjë qindarkë buxhetit të shtetit, ndërsa shton se roli i tij është vetëm mbikëqyrja e projektit.
Gjiknuri tha se kërkon nga prokuroria që të hetojë rastin, dhe të gjithë personat përgjegjës të dalin përpara ligjit.
“Pas marrjes së këtij konfirmimi me SHBA-të, ARRSH ka zgjidhur menjëherë kontratën. Materialet e ardhura nga SHBA do t’i referohen Prokurorisë Shqiptare. Siguroj shqiptarët që buxheti i shtetit nuk ka asnjë humbje pasi nuk është bërë asnjë pagesë. Hapat e marra nga ARRSH për tenderimin kanë qënë në përputhje me legjislacionin. Dokumentat janë me vula të noterëve në SHBA,”- u shpreh Gjiknuri.
“Më 7 Dhjetor në mëngjes i jam drejtuar zyrtarisht ambasadës amerikane me shkresë, Ministrisë së Jashtme që nëpërmjet ambasadës tonë në Uashingon të vihej në lëvizje dhe kam kontaktuar me zyrtarë të ambasadës së SHBA me të cilët kam zhvlluar takim në zyrën time, të cilëve u kam kërkuar ndihmë dhe asistencë për të verifikuar një pjesë të dokumentacionit të dorëzuar në tender”, u shpreh ministri Damian Gjiknuri.
Ky i fundit deklaroi gjithashtu se ka propozuar ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore të prokurimeve publike, për të bërë verifikime të kompanive tenderuese, si dhe shtoi se çdo zyrtar që do të rezultojë i përfshirë në këtë aferë korruptive, do të dalë para ligjit.
Në të dhënat që “DH Albania” ka dorëzuar bilance për vitin 2015, 2016 dhe 2017, thuhet se ka qarkulluar qindra milionë Dollarë, por dyshohet se edhe këto bilance janë të falsifikuara, pasi kompania rezulton e regjistruar vetëm në Qershor të vitit 2018, pak para se të fitonte tenderin.
E falsifikuar rezulton edhe data e regjistrimit si dhe një certifikatë e sekretarit të shtetit në Delawer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas të cilës kjo kompani nuk ka detyrime fiskale.
Hetim për këtë rast ka nisur dhe prokuroria amerikane, ku në SHBA ky fakt përbën një krim federal. Dyshimet për falsifikimin e firmës së sekretarit të shtetit të Delaëare pritet të përfshijë edhe një kompani tjetër veç Dunwell.
orit të Shqipërisë”, shtoi ai.