AktualitetTë fundit

Marshimi i madh i studentëve, nuk ndalojnë para Kryeministrisë

Me anë të një statusi në rrjetin e tij social, facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka denoncon një rast ku drejtuesi i një gjimnazi u dërgon mesazh prindërve dhe fëmijëve të tyre gjimanzistë duke ju kërkuar që të mos marrin pjesë në protestën e stome të studentëve.

Paloka shkruan se ai që do të donte të ishte në protestë me studentët ka angazhuar të gjithë plehrat militantë që ka vënë në drejtimin e shkollave që t’ju bëjnë presion nxënësve dhe prindërve të tyre.

Deputeti i Partisë Demokratike thotë se duhen hedhur nga shkallët kujdestarët që iu dalin përpara dhe që janë në shërbim të së keqës.

Në mesazhin që denoncon Paloka shkruhet se gjimnazistët nuk duhet të marrin pjesë në një protestë që është e studentëve. Në mesazh shkruhet gjithashtu se gjimnazistët janë nën 18 vjeç dhe nuk duhet të marrin pjesë në protestë pa shoqërimin nga prindërit, kur edhe në këtë rast prindërit duhet të paraqiten bashkë me fëmijën e tyre në shkollë për të marrë leje.

Statusi i Palokës:

Ja cfare ben ai qe “do donte te ishte me studentet ne proteste”. Ka angazhuar gjithe plehrat militante qe ka vene ne drejtimin e shkollave ( jo politike) qe t’ju bejne pre

Studentët kanë nisur marshimin e tyre në Bulevard për t’u stacionuar para Ministrisë së Arsimit ku do të mblidhen në një protestë masive sot. Studentët e Politeknikut, Arteve dhe Gjeologji-Minierave janë mbledhur tek Korpusi dhe më pas kanë parakaluar në Bulevard para kryeministrisë.

Ata e kanë nisur me këndimin e Himnit Kombëtar dhe më pas me parulla për plotësimin e kërkesave të tyre, kryesisht uljen e tarifave. Studentët e Gjeologji-Minierave janë me kaska të verdha, ndërsa studentët e arteve kanë marrë veglat muzikore.

Nga disa prej drejtuesve të turmës së studentëve është kërkuar të ndalohet një minutë para kryeministrisë për të mbajtur 1 minutë heshtje, por protestuesit nuk janë ndalur.

Ndërkohë ka nisur marshimi nga të gjitha fakultetet, drejt rrugëve që të shpien për në Ministrinë e Arsimit, atje ku është protestuar prej një jave.

Ora 16:00 e ditës së sotme është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për të plotësuar 8 kërkesat e tyre. Në skadim të këtij afati, kanë paralajmëruar përshkallëzim, deri në grevë urie.