AktualitetTë fundit

Studentët e Akademisë së Arteve nisin protestën me himnin kombëtar

Studentët e Akademisë së Arteve kanë vendosur që protestën e tyre ta nisin me himnin kombëtar, studentët e Gjeologji Minierave kanë dalë me helmetat e verdha, ndërsa kanë kaluar sot edhe përpara kryeministrisë, ndryshe nga ditët e mëparshme.

Ndërkohë risitë nuk kanë munguar dhe nga Shkodra, ku të rinjtë kanë akuzuar dhe opozitën për shkak se sipas tyre ka pranuar në heshtje Reformën në Arsim.

Protestës së tyre iu janë bashkuar dhe tregtarët, të cilët iu kanë dhuruar studentëve dhe flamuj kuqezi, raportojnë mediat.

Nga ana tjetër protesta në ndryshim nga ditët e para ka gjetur përkrahje edhe nga studentët e Gjirokastrës, që më parë nuk kanë qenë aktivë.

E paprecedentë ka qenë ajo që ka ndodhur në Elbasan, ku studentët kanë nisur marshimin në këmbë drejt Tiranës.

Fraksion.com