Studentët refuzojnë dialogun, Rama LIVE: Hajde ulemi
Shefi i qeverisë , Edi Rama deklaroi se kërkon dialog me studentët, sepse negociatat bëhen mes palëve që janë në konflikt. Sipas Ramës, qeveria dhe studentët nuk janë në raporte konfliktuale me njëri tjetrin, por sipas tij, vetëm komunikimi zgjidhë situatën e krijuar.
“Jemi sot në këtë momente të rëndësishme kur studentët prej 3-4 ditësh kanë dalë në protesë dhe po prej 3 ditësh që të ulemi dhe të diskutojmë. Kjo nuk është bërë e mundur deri në këto moment. Është e para herë në historinë e protestave, kur qeveria, por protestuesit thonë se nuk duan të flasim.
Unë jam këtu dhe besoj shumë fort se dialogu është i domosdoshëm. Do vijoj të komunikoj dhe të shpjegoj se pse dialogu është rruga e duhur. Qeveria nuk ka kërkuar negociata, por qeveria ka kërkuar dialog,. Studentëve iu them se ka një dallim: Negociohet me palëve në konflikt. Ka një dallim,. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Ne kemi qenë plotësisht në kuptimin e nevojave dhe adresimin e një problematike që është komplekse. Kemi domosdoshmërinë të komunikojmë. Fjala bie: Plotëso kërkesat. Cilat kërkesa?
Kemi angazhuar njerëz kudo ku shfaqen, ne kemi numëruar 7-8 me një lloj suporti. E dyta, protestat bëhen për tu dëgjuar nga qeveria. Kam dëgjuar edhe thirrje që iu thuhet protestuesve të mos bëjnë as pyetje në këtë mejdan social. Ku jetojnë, çfarë Shqipërie duan të jetojmë”, tha Rama.
Shefi i qeverisë shkruan se do të jetë drejtpërdrejt në rrjetin social dhe për këtë ka ripërsëritur faktin se të gjithë studentët e interesuar janë të mirëpritur të diskutojnë për shqetësimin e tyre.
“MIRËMËNGJES 😀dhe me rikujtesën për komunikimin e hapur, LIVE, sot në 11.00 në këtë faqe, me studentë a pedagogë të interesuar për të dialoguar mbi Universitetin, ju uroj një javë të mbarë🌹”, shkruan Rama.
Protesta e studentëve vijon prej 6 ditësh para godinës së ministrisë së Arsimit, ndërsa ata kanë adresuar 8 shqetësime duke theksuar se nuk do të ketë dialog pa plotësimin e tyre.
Gjithashtu përmes një shkrese zyrtare, studentët kërkesat e tyre i kanë adresuar edhe tek kreu i qeverisë, Edi Rama si dhe tek kreu i legjislativit, Gramoz Ruçi.
Fraksion.com