AktualitetTë fundit

Protesta, pedagogu “i dëbuar”, Marka: M’u mohua fjala, s’jam dëbuar!

Jani Marka ka shpjeguar në studio se nuk është dëbuar kurrsesi nga protesta dhe se atje ka qëndruar deri pasditen e kësaj të hëne, por vetëm nuk u lejua të fliste lirshëm.

Ai thotë se kanë 4 vite e 7 ditë që si lëvizje kërkojnë vendimmarrje për kauzën e tyre. Në momentin e së dielës, kur atij iu mohua fjala, Marka tentoi të kërkonte lirimin e hapësirës. Sipas tij, ishin militantë dhe huliganë të forumeve të partive, që e penguan atë.

“Nuk ishim të përgatitur që do të ndodhte diçka kaq e madhe në atë protestë. Kemi bërë edhe protesta të tjera, por këtë herë, sidomos të shtunën e të dielën ndryshoi situata. Ndërruan skenë, pa foni qendrore, me ndryshim parullash, duke nxitur dyshimet se në fundjavë është manipuluar protesta. Sigurisht që fundjavave studentët largohen, pasi në Tiranë vijnë shumë vetë nga rrethet. Edhe pse ne kemi nxjerrë më herët 1.000 studentë në protestë, nuk kemi arritur t’ia vëmë kryeministrit këmbët në një këpucë. Ndërsa kësaj here ndodhi diçka spontane, por të papërgatitur se do të ndodhte një gjë kaq serioze”, tha ndër të tjera pedagogu Marka.

Pedagogu në fjalë e konsideron lëvizjen e tij “Për Universitetin” si të vetmen pengesë për forumet politike që të përçajnë protestën./TCH

Fraksion.com