AktualitetPolitikëTë fundit

“Plas” në PD? Patozi: Demokratë zgjidhni Rudina Hajdarin ose Lulzim Bashën

Dy ditë pasi u betua para të atit, liderit të “Lëvizjes Studentore” Azem Hajdari, duke thënë se është gati të dorëzojë mandatin dhe t’u bashkohet studentëve për luftën e tyre kundër tarifave dhe Reformës në Arsim, deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka lëshuar “bombën” e radhës.

Me anë të një postimi në Facebook, Hajdari kritikon ashpër Partinë Demokratike, madje duke lënë të kuptohet se ka në plan të lërë jo vetëm mandatin por edhe forcën politike ku ateron.

Sipas vajzës së Azem Hajdarit, PD ka arritur në pikën ku nuk kuptohet nga populli dhe ajo thekson se nuk sheh të ardhme brenda kësaj partie. Hajdari thotë se një parti politike s’mund të shkojë kurrë në fitore me fotografi apo me thirrje nacionaliste.

“E kam vështirë të shikoj një të ardhme brenda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionaliste. Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës deri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasjes politike. BE-ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh”, shkruan Hajdari.

Por duket se vendimi final i Rudina Hajdarit për të lënë mandatin e deputetes do të merret pas konsultimeve me bazën, pasi ajo shprehet se do të flasë me ata që e kanë votuar dhe këtu i referohet elektoratit në zonën e Laprakës, ku edhe u zgjodh si ligjvënëse./Shqip

Fraksion.com