Francë, dorëzohet Macron: Rrisim pagën minimale me 100 euro
Paga minimale në Francë do të rritet me 100 euro në muaj duke filluar nga maji i 2019-ës, teksa Presidenti Emmanuel Macron ka ngritur “flamurin e bardhë” duke u dorëzuar përballlë valës së protestave të “Jelekëve të Verdhë” të cilët kanë thyer unitetin kombëtar, që pas kryengritjes së parë kundër rritjes së çmimit të kraburantit.
Macron pas një muaji larg ekranit doli sot një konferencë emergjente para kombit franzec, për të paraqitur masat që synojnë t’i japin zgjidhje “shokut” që ka goditur vendin dhe të qetësojnë zemërimin e popullit.
“Sot, ne jemi të detyruar ta pranojmë. Sot po shpall një emergjencë ekonomike për vendin tonë. Nuk ka asnjë justifikim për zemërimin dhe për të gjitha ato përplasje të dhunshme”, tha Macron, teksa këmbënguli se e pranonte që publiku ka “të drejtën e indinjatës”.
Presidenti bëri thirrje për” mbështetje “për ekonominë franceze dhe u zotua të anulojë taksat mbi punën jashtë orarit dhe të vendosë përjashtime të veçanta tatimore për njerëzit që fitojnë më pak se 2,000 euro për muaj.
Macron, i cili shpesh është kritikuar se i shërben vetëm interesave të të pasurve në Francë, njoftoi gjithashtu se ai ka urdhëruar kryeministrin të zhvillojë propozime që do të lejojnë “ndërmarrjet dhe anëtarët më të pasur të shoqërisë të kontribuojnë” në programin e kombëtar ekonomik, por ai nuk pranoi të përforconte të ashtuquajturën “taksë pasurie”.
Fraksion.com