Emra+Foto/ Kush janë 32 të ‘fortët’ e Elbasanit në arrati
Policia e Elbasanit ka publikuar emrat e 32 personave, të cilët janë të shpallur në kërkim dhe për të kryer arrestimin e tyre kërkohet edhe ndihma e qytetarëve.
Prej ditësh, policitë e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë kanë publikuar të fortët, të cilët janë shpallur në kërkim prej vitesh për vepra të ndryshme penale.

Në listën e publikuar nga policia rezultojnë persona që janë dënuar edhe me burg të përjetshëm, por ka edhe nga ata që janë dënuar me 7 vite burg.

Publikimi i emrave dhe fotove është shpërndarë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, e cila shkruan se këta persona janë shpallur në kërkim.