Dudushi: Ja çfarë duhet të bëjnë studentët për të qenë në studion e Top Show
Top Show vë në dispozicion platformën e tij për një përballje mes studentëve dhe kryeministrit të vendit. Një ftesë e hapur për të gjithë studentët, të cilët duan të përfaqësojnë vetveten dhe që duan t’i thonë në sy shefit të qeverisë të vërtetat e tyre. Ftesa është e hapur edhe për kryeministrin Edi Rama.
Në studion e lajmeve të Top Channel, moderatori dhe autori i këtij emisioni, Alban Dudushi, shpjegoi se si do të funksionojë kjo përballje.
“Protesta i zuri gafil të gjithë. Kanë një ndjenjë idealizmi në atë që janë duke bërë dhe kanë fituar simpatinë e shqiptarëve. Problemi është që palët nuk po përballen me njëra-tjetrën. Është platformë e natyrshme për studentët dhe kemi vendosur që t’i ftojmë publikisht. Po punojmë për të pasur të dyja palët në emision. Nëse kryeministri është i sinqertë për dialog, do të jetë i hapur për të pranuar ftesën. Ndërsa studentët duhet të plotësojnë një formular në faqen e Top Channel dhe do të përfaqësojë vetveten. Do të kontaktojë me ta stafi i emisionit”, u shpreh Alban Dudushi.