Life StyleTë fundit

Beyoncé, superyll në dasmën më të famshme në Indi (Foto)

Isha Ambani, vajza e njeriut më të pasur në Indi është martuar me një ceremoni përrallore. Në dasmën e saj ka kënduar vetë mbretëresha e popit, Beyonce. Këngëtarja ishte vetëm një prej emrave të famshëm të ftuar në dasmë, ku në krah të yjeve të “Bollywood” kishte edhe miq specialë si Hillary Clinton.

Ajo u martua me Anand Piramalin, i biri i një tjetër miliarderi indian. Javën e kaluar, Isha Ambani vetë ishte shoqëruese e nuses në dasmën e aktores Priyanka Choprame me këngëtarin amerikan Nick Jonas.

Sipas raporteve në media, të ftuarit kanë mbërritur me 100 fluturime të ndryshme Charter. Blogere të famshëm, gazetarë e revistat rozë kanë qenë të angazhuar për të ndjekur hap pas hapi festimet.

Beyonce u ngjit në skene të dielën për të ashtuquajturën “Sangeet”, një mbrëmje muzike dhe valle, e cila zakonisht i paraprin dasmës.

Shuma që ajo ka marrë nuk është bërë publike, por pagesa nuk është një problem për Ambanis. Mukesh Ambani, drejtues i “Reliance Industries” ka një pasuri personale prej rreth 47 miliardë dollarësh

JEMI EDHE KËTU