AktualitetTë fundit

“Duhet një strategjia qeveri-student”, Rama mesazh protestuesve

Pas protestave dhe vendosmërisë së studentëve në pikat e tyre, shefi i qeverisë, Edi Rama ka reaguar në “Facebook” ku njofton se ditën e hënë do të këtë një dialog për Universitetin duke nisur nga ora 11:00.

47571967 10156298153426523 4487046668792889344 N

Shefi i ekzekutivit shkruan në status se pas pak minutash, studentët do të njihen edhe me ftesën, e cila sipas tij ka për synim t’i shërbejë dialogut mes studentëve dhe organeve qeverisëse.

Pas dorëzimit të 8 pikave në ministrinë e Arsimit, studentët dhe protestuesit, shqetësimet e tyre i kanë adresuar edhe tek kreu i Kuvendit, Gramoz  Ruçi dhe tek kryeministri Edi Rama, ndërsa njoftojnë se pikat e tyre janë të panegociueshme.

“Problemet e arsimit të lartë nuk janë të reja dhe të panjohur. Nevoja për më shumë financim, kushte sociale në tërësi është e ditur. Dua ta them qartë: se as ulja e tarifave, as problemet e tjera,  nuk adresojnë sëmundjet, por thejsht simptomat e saj. Duhet të bëjmë shumë më shumë akoma. Unë nuk dua  që ata të shpërndahen me një fitore  prej lëmshi.

Kjo e imja nuk është taktikë, por një bindje se pikërisht tani duhet hartuar  një strategji studentët-qeveri, por edhe me ata pedagogë, që duhet të dalin nga rrethi vicioz. Studentët pa qeverinë  dhe anasjelltas.

Të kuptohemi mirë, studentët dhe forcat e shëndetshme akademike nuk janë pa mëkate.  As qeveria nuk është pa kusure, mua as nuk më shkon mendjen se qeveria duhet ta lë pas këtë duke kaluar lumin me uljen e tarifave e pastaj për ti bërë naftën kalit. Të rrimë shtrembër sa të duam, por të flasim drejt.

Për mua që ta dini se  është e lehtë të kërkoj në qeveri një manovër taktike, por për hirë të vërtetës që studentët të flasin përmes një përfaqësie, kjo është pak e çuditshme. Adresimi i disa kërkesave financiare-logjistike nuk do të luant ujin e ndenjur.

Do të kemi mundësi të komunikoj këtu nesër live ne mejdanin social. Protesta s’është politike, por po i shpëton hijenave. O bashkë sot dhe për nesër. Ju pres të gjithëve, edhe pa dallim edhe atyre të ngelsave”, tha Rama.

Fraksion.com