Bashkia e Tiranës prish disa njësi tregtare e lavazhe
Kanë vijuar edhe gjatë ditës së dielë prishjet e objekteve pa leje që janë ndërtuar në gjurmën e Unazës së Madhe, në zonën e Astirit.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranës ka prishur disa objekte që gjendeshin në lotin 2 dhe 3 dhe që shërbenin si lavazhe dhe dyqane për materiale elektrike.
Zotëruesit e këtyre objekteve, në mënyrë vullnetare kanë bërë zhvendosjen e materialeve dhe boshatisjen e ndërtesave për t’i hapur rrugë ndërhyrjes së makinerive të rënda.
Deri më tani, numri i ndërtesave pa leje të prishura përgjatë këtij segmenti rrugor ka shkuar në mbi 30 të tilla.
Fraksion.com