AktualitetOp-EdTë fundit

Qesh sepse nuk qaj dot! Nga trishtimi!!!

Artan Fuga

Kur kërkesa e drejtë e studentëve për të patur shkollim dinjitoz në kushte dinjitoze përmblidhet në kërkesën për të futur një student në bordet qesharake të administrimit,
Pash nderin kush ua futi në kokë këtë ide për të futur një student te bordet qesharake!
Që numri i bordistëve nga ministria të jetë i barabartë me bordistët nga IAL!!!
Kur të dy palët tashmë janë pa asnjë legjitimitet për të menaxhuar universitetet.
Kush ua shkon ujin nën rrogoz!!!
Bravo i qoftë!
Kur opozitarja krenohet se e paskësh parashikuar qÿsh para Krishtit lëvizjen e sotme dhe nuk tregon se ku e ka platformën për një arsim alternativ,
kur deputetët pasi kanë marrë votat nga unaza nuk vijnë në martesë,
kur zëvendesministrja u thotë studentëve : hajde të bisedojmë dhe nuk u propozon asgjë atyre, a thua se i fton për të luajtur tenis,
kur politika u thotë studentëve : Bravo, aty do të fillojë një lëvizje politike, që të njejtët të sundojnë të njejtët,
kur analista, sofista, propagandista flasin si bobole pa asnjë studim dhe logjikë, si t’u vijë për qeder,
kur kleriku flet si politikan dhe politikani flet si klerik,
kur budallai thote se duhet takse per provimet e mbartura, thjesht per ta vleresuar partia ne postin qe ka rrembyer një dite shiu,
kur ne si pedagogë çuçurisim si harabela vetëm nën tavolina : ore sa të vogla i kemi rrogat!
kur studentët kanë probleme në arsimim dhe qeveria u tregon investimin në konvikte ku qendrojnë nuk e di sa përqind e studentëve të privilegjuar sepse të tjerët marrin me qira katër veta një dhomë,
hanë byreqe dhe i kanë telefonat pa asnjë impuls, vetëm i marrin por nuk marrin dot në telefon.
Me ngulçe me ngulçe!
Po vdes së qeshuri,
nga dhimbja!

Fraksion.com