AktualitetTë fundit

Prokurori i Antimafias: Ndrangheta, bashkëpunim me grupet kriminale shqiptare

“Klanet mafioze të Ndranghetas bashkëpunojnë me grupet kriminale shqiptare e turke”. Kështu ka deklaruar gjatë konferncës së shtypit Prokurori i Përgjithëshëm i Antimafias Italiane Federiko De Raho gjatë zbardhjes së mega opearcionit antimafia i hetuar nga Eurojust dhe nga autoritetet e drejtësisë  në Itali, Gjermani, Belgjikë, në Vendet e ulëta e në Amerikën e Jugut.

Operacioni i koduar  “European‘ndrangheta connection” dhe i koordinuar nga Antimafia Italiane në bashkëpunim me autoritetet policore e gjyqësore të disa vendeve europianë ka çuar në ekzekutimibn e urdhër arrestit ndaj 90 personave të konsideruar eksponentë të rëndësishëm të mafias kalabreze Ndrangheta.

Operacioni i drejtuar nga Drejtoria e Antimafias në Rexhio Kalabria është frut i një hetimi të artikuluar në bashkëpunim me repartin investigativ të ngritur pranë Eurojust në një aksion të përbashkët kundër mafias kalabreze Ndrangheta e projektimit të saj në Europë e në Amerikën e Jugut.

Aktiviteti kryesor i këtyre klaneve mafioze ndranghetista ishte trafiku i sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, drjet Hollandës, Gjermanisë, Belgjikës e Italisë.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në krim të organizuar mafioz, vrasje, trafik droge, zhvatje me dhunë. Mashtrim fiskal e riciklim parash. Shumat e parave të përfituara nga trafiku i drogës i investonin në sektorin e restoranteve në Gjermani e Hollandë.

Pak ditë më parë në një intervistë eskluzive për Ora Neës Prokurori i Antimafias italiane të Katanzaros në Kalabri Nicola Gratteri, u shpreh mbi shtrirjen kriminale të Ndranghetas e anëtarëve të saj në të gjithë Europën me  afera e kapitale të përfiturara nga aktiviteti kriminal e të investuara në vende të ndryshme europiane e në Amerikën e Jugut.

Këtë fakt e konfirmoi dhe Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Federiko De Raho, i cili infromoi se dhe gjatë operacionit “European‘ndrangheta connection” u vërtetua se mafia kalabreze vepronte në bashkëpunim të ngushtë me krimin e organizuar shqiptar si dhe me një grup kriminal turk.”

Megaoperacioni antiamafia ka zbardhur se portet kryesore të trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës ishin portet e Anversa, Rotterdam, Gioia Tauro, Genova, Livorno, Napoli e Salerno.

Pas mbërritjes në Itali, kokaina shpërndahej në Milano, Rexhio Emilia e në rajonin e Kalabrisë.

Ndër 90 personat e arrestuar nuk ka asnjë shtetas shqiptar. Mbi këtë operacion u mbajt një konferencë për shtyp dhe në selinë e Eurojust në Hagë.

 

Fraksion.com