Nikolla i përgjigjet studentëve: Tarifa për provimet e mbartura do të hiqet që sot!
Ministrja Lindita Nikolla njoftoi sot se një nga katër kërkesat e studentëve do të plotësohet që ditën e sotme.
Bëhet fjalë për Pikën 4 të VKM-së Nr.288 ku përcaktohet tarifimi i studentëve për provimet e mbartura.
“Nuk do të ketë tarifë për provimet e prapambetura”, tha Nikolla në një dalje për mediat në Ministrinë e Arsimit.
“Më duhet të vijoj tani me propozimin për heqjen e pikës 4 dhe që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin për tarifat që lidhen me studentët përsëritës”, tha Nikolla.
Pas takimit me rektorët dhe dekanët, kreu i Arsimit u shpreh se është e qartë si drita e diellit që qeveria nuk mund të ndryshojë tarifat, por ajo është në dorën e universiteteve.
“Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAs që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit“, tha Nikolla
Megjithatë, në ditën e dytë të protestës studentore, Nikolla tha se shfuqizimi i pikës 4 do të bëhet që sot nga qeveria.
Fraksion.com