Luksemburgu vendi i parë në botë pa transport publik
Qeveria e Luksemburgut planifikon nga vera e ardhshme ta pezullojë pagesën e transportit në trena, tramvaje dhe autobusë dhe me këtë të bëhet vendi i parë në botë me transport falas.
Vendimin e ka marrë sërish qeveria e zgjedhur koalicione nga Havier Betel, prioritet i së cilës është mjedisi jetësor.
Përveç transportit falas në mbarë vendin, Qeveria planifikon ta legalizojë kanabisin dhe të vendos dy festa të reja shtetërore.
Këtë verë, autoritetet e Luksemburgut kanë vendosur transport publik falas për çdo fëmijë dhe të gjithë personat më të rinj se 20 vjeç, ndërsa nxënësit nga shkollat e mesme kanë transport falas nga shkolla deri në shtëpi.
Personat që punojnë në qytet paguajnë dy euro për dy orë vozitje me transport publik. Ato dy euro i përfshijnë pothuajse të gjitha lokalitetet në vend, duke pas parasysh se sipërfaqja e saj arrin 2.590 metra katror.
Fraksion.com