AktualitetTë fundit

Xhaçka, festa e Ushtrisë: Sjell foto ekskluzive; Urime burrave dhe grave që kanë shërbyer në uniformë

4 dhjetori shënon 106-vjetorin e themelimit të ushtrisë shqiptare, njohur zyrtarisht si Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar një foto ekskluzive të 4 ushtarakëve shqiptarë në ditët e para të krijimit të ushtrisë kombëtare, më 4 dhjetor të vitit 1912, vetëm pak ditë pasi ishte shpallur Pavarësia e vendit.

“Me këtë fotografi që publikohet për herë të parë, të 4 ushtarakëve shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë Kombëtare më 1912, dua të uroj gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë, gjatë 106 viteve të historisë së Forcave të Armatosura.
Faleminderit për kontributin!#106VjetFA🇦🇱, shkruan ministrja Xhaçka në Facebook.

 

Fraksion.com