AktualitetTë fundit

Gruevksi u largua nga Shqipëria, Felaj: Çështja po hetohet!

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj bashkë me përfaqësues të OSBE-së zhvilluan një takim në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër.

Pas një mbledhjeje në Doganën Shqiptare dhe takimit me Policinë Kufitare, Felaj tha se janë evidentuar nevojat që kanë pikat e kalimit kufitar.

“Ka dy tre muaj që kemi një agjendë në pikat e kalimit kufitar. Qëllimi është i qartë ne duam që të shohim puna dhe nevojat e policisë kufitare dhe doganës me qëllim që këto të adresohen siç duhet tek institucioni qendror. Besoj se ia kemi arritur këtij qëllimi sepse ne këto takime i kemi nisur para se të miratonim buxhetin e 2019.

Kemi dërguar raporte të hollësishme qoftë ministrit të brendshëm por edhe kabinetit të kryeministrit me qëllimin që në momentin që po bëhej buxheti i 2019 të akomodoheshin të gjitha nevojat që kanë pikat e kalimit kufitar. Situata është përmirësuar në pikat e kalimit kufitar por sërish trendi i ri sjelle nevoja të tjera. Ne kemi në dorë që të vëmë në lëvizje ekzekutivin dhe të përmirësojmë ligjin dhe këtë mund ta bëjmë përmes kësaj puna që kemi ndërmarrë. Pika e kalimit kufitar në Hanin e Hotit është e re por edhe ndër më të mëdhatë sepse kalojnë brenda një viti 2 milion njerëz duke shtuar edhe mjetet e importit dhe eksportit apo mjetet tranzit.

Natyrshëm që ka nevojë për kapacitete njerëzore apo logjistikë siç është një skaner për të plotësuar kontrollin e mjeteve”, u shpreh ajo.

Është një shkelje e ligjit fakti që ska një skaner për mjetet?

Ky është problem i një marrëveshje të bërë përpara se ne të vinim në pushtet dhe kjo marrëveshje ka edhe disa probleme të tjera që ne ia kemi vënë në dukje autoriteteve përkatëse që të negociohet për ndryshimin e këtyre pikave të kontratës.

Skaneri duhet sepse më pas kontrolli është 99% i saktë dhe tashmë ka ardhur koha për ta patur sepse është ndryshe kontrolli me dorë dhe ndryshe me pajisje të teknologjisë së lartë.

Gruevski nga ka hyrë?

Këtë përgjigje nuk mund ta jap si kryetare e Komisionit të Sigurisë. Më përpara kam qenë prokurore dhe për këtë përgjigje mund të japin vetëm organet e hetimit.

Si ka ndodhur kalimi, nga ka hyrë apo nëse ishte apo jo në kërkim në momentin kur ka kaluar përmes Shqipërisë? Nuk është një çështje objekt i deputetëve të Komisionit të Sigurisë.

Nga sa kemi parë në media çështja po hetohet.

Për emigrantët e paligjshëm?

Është rritur monitorimi në kufi sepse është një çështje që i përket të gjithë vendeve të rajonit. Ka më shumë kontrolle dhe siguri ne kufirin e gjelbër dhe atë blu. Shqipëria ka edhe qendrat e akomodimit dhe referimit për emigrantët e paligjshëm. Të dhënat jemi.munduar ti marrim në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kontrollet janë në nivele të kënaqshme. Sivjet është orientuar buxheti i Ministrisë së Brendshme do të adresojë një pjesë të mirë të këtyre problematikave. Siguria e kufijve është e rëndësishme sepse Shqipëria është pikë tranziti dhe synojmë ta kemi në kontroll sepse mund të kalojnë edhe terroristë, trafikantë apo kontrabandistë./BW

 

Fraksion.com