AktualitetTë fundit

Bushati-McAllister: Negociatat me Shqipërinë, në interesin e vet BE-së

“Hapja e negociatave me Shqipërinë është në interesin e vet Bashkimit Europian”, është shprehur kryetari i Komitetit për Politikën e Jashtme në PE, David McAllister, gjatë takimit në Bruksel me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

“Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe progresi i të gjithë rajonit drejt BE-së i shërben jo vetëm rajonit, por është në interes edhe të vet BE-së”, është shprehur McAllister.

Ministri Bushati e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të PE-së për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, e demonstruar së fundmi edhe në miratimin e rezolutës pozitive për vendin tonë, e cila inkurajon rrugëtimin drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit gjatë vitit 2019.

Kryediplomati shqiptar e njohu McAllisterin me ecurinë e reformave prioritare të ndërmarra nga qeveria shqiptare, me fokus Reformën në Drejtësi, duke u ndalur veçanërisht te zbatimi i “vetting”-ut. Ata shkëmbyen mendime për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian.

 

Fraksion.com