Tabaku me banorët e Bregut të Lumit: Qeveria asnjë masë për t’i dëmshpërblyer
Deputetja e PD, Jorida Tabaku zhvilloi një takim me banorët e Bregut të Lumit në Tiranë. Sipas Tabakut, këta banorë nuk kanë marrë akoma dëmshpërblim për banesat e shëmbura për Bulevardin e ri.
” Kjo që po ndodh në Tiranë është e paprecedentë, kjo që po ndodh me trajtimin e pronës është e paprecedentë. Këta banorë duhet të vlerësohen me të njëjtin standard që janë vlerësuar komshinjtë e tyre. Në dy lotat e para deri në 2013 në përgatitëm dy VKM ku të gjithë banorët u dëmshpërblyen me një çmim që varionte nga 23 mijë lekë deri në 26 mijë të reja për metër katëror për banesën.
Megjithëse vlerësimi dhe matjet paraprake janë të bërë nga bashkia e mëparshme, para 2013, në 5 vite nuk ka marrë asnjë masë qeveria për të bërë një VKM të re që këta banorë të dëmshpërblehen. Kjo zonë ka qenë e diskriminuar dhe e sulmuar, sepse këta banorë që paguajnë taksa nuk e pëlqejnë sistemin.”
Fraksion.com