Rama: Gjoba për lajmet e rreme; Regjistrim i portaleve online
TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ – “Do të krijojmë një bazë të dhënash kombëtare ku do të regjistrohen të gjitha portalet online që operojnë në Shqipëri, duke shmangur maksimalisht historitë e fantazmave që operojnë në Shqipëri”. Kështu theksoi Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të mirëseardhjes për delegacionet e agjencive të lajmeve nga rajoni dhe Europa, të cilat do të marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare me titull “Agjencitë e lajmeve vs ‘Fake News’”, të organizuar në Tiranë nga Agjencia Telegrafike Shqiptare.