AktualitetPolitikëTë fundit

Kryemadhi takon Bashën në selinë e PD: A është solid koalicioni i tyre?

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e nisi të hënën duke u takuar me kryetarin demokrat, Lulzim Basha. Takimi u zhvillua në selinë e PD dhe zgjati gjysmë ore.

Nuk ka shumë detaje rreth takimit, por raportohet se në fokus ishin diskutimet mbi zhvillimet e fundit politike.  Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se në takimin janë duke u diskutuar çështjet e fundit politike në vend. Po diskutohet për protestat e qytetarëve në Tiranë e qytete të tjera dhe strategjinë e opozitës në mbështetje të tyre.

Gjithashtu besohet se diskutohet edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Takimi vjen pasi ka diskutime për qëndrimin e LSI në zgjedhjet lokale, sidomos pasi Kryemadhi e lavdëroi Erion Veliajn për punën e bërë si kryebashkiak i Tiranës.

“Deklarata e fundit që tregon ndryshime midis dy forcave politike, është pikërisht ajo e Monika Kryemadhit në emisionin e gazetarit Arian Cani. E cila, pa asnjë mëdyshje, dha vlerësime për punë e deritanishme të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Puna e Kryetarit të Bashkisë, shpeshherë është beteja kryesore e Partisë Demokratike, duke e vënë në shënjestër herë pas herë dhe kritikuar për punë e tij në Bashki. Ndërsa, nga ana tjetër, Erion Veliaj, asnjëherë, në asnjë deklaratë publike, nuk është nën akuzat apo kritikat e Lëvizjes Socialiste për Integrim,” shkruan drejtori i gazetës Mapo, Ervis Iljazaj në editorialin e ditës./mapo

 

Fraksion.com