AktualitetEkonomiTë fundit

Fino, Ramës: Ke 800 vetë që marrin dyfishin e pagës tënde, unë jam kundër

Nuk ka kaluar pa debate edhe pse brenda maxhorancës pr/buxheti i vitit 2019 dhe paketa fiskale.

Debati më i nxehtë ka qenë mes kryetarit të komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj, sa detyroi dhe kryeministrin të ndërhyjë.

Ndërkohë që dhe deputeti Bashkim Fino ka kundërshtuar nenin 12 të këtij pr/buxheti i cili sipas qeverisë përfaqëson hirearkinë e pagave në republikën e Shqipërisë.

Por për deputetin Fino kjo nuk është e vërtetë dhe i kujton kryeministrit Rama e kryetarit të Kuvendit se janë 800 persona që marrin dyfishin e pagës së tyre

Fino votoi kundër nenit 12.

“Votova kundër nenit 12 sepse ai nuk përfaqëson hirearkinë e pagave në republikën e Shqipërisë. Kam bërë një diskutim në parim javën e kaluar të pr/buxhetit dhe nuk dëgjova këtu nga qeveria dhe ministri i Financave nëse do të ketë një ngritje grupi ndërministror për të parë dhe rishikuar tabelën e pagave, sepse neni 12 tregon hirearkinë e pagave.

Në rastin konkret miratojmë një pagë të presidentit ndërkohë që kemi një fashë me 800 veta që marrin dyfishin apo trefishin e pagës së presdientit e kryeministrit.

Pak më parë dëgjova që dhatë akoma fonde të tjera për Fondin e Zhvillimit shqiptar, vazhdoni të jepni akoma fonde ndërkohë që ai merr dyfishin e pagës tënde zoti kryetar, të kryeministrit dhe presidentit dhe ky nen nuk ka përfaqësuar asnjëherë dhe nuk ka për ta përfaqësuar asnjëherë hirearkinë e pagave. Ne po e votojmë gabimisht  një nen të tillë në buxhetin e shtetit.

 

Fraksion.com