AktualitetBota+Të fundit

Fëmijët shqiptarë në ISIS, në Zvicër fillon gjyqi ndaj të rinjve radikalë

Dy fëmijë shqiptarë kanë dalë para gjykatës së të miturve në Zvicër me akuzën e bashkëpunimit me organizatat terroriste. Pasi u radikalizuan nga imami i xhamisë që frekuentonin, ata shkuan në Siri ku u bënë pjesë e Shtetit Islamik, ndërsa nëna e tyre bleu lirinë e fëmijëve dhe i ktheu ata në Zvicër pasi dorëzoi shuma të mëdha parash. Imami i xhamisë së dyshuar në Zvicër i ka mohuar akuzat.

Dy të rinj shqiptarë nga Zvicra të cilët para katër vitesh iu bashkuan organizatës terroriste «Shteti Islamik» në Siri, dolën të hënën para gjykatës së të rinjve në Winterthur afër Zürichut. Esra dhe Vedati, të quajtur kështu nga gazetat zviceriane për të ruajtur identitetin, akuzohen për shkelje të ligjit kundër al-Kaidës dhe «Shtetit Islamik» si dhe përkrahje të një organizate kriminale. Ata do të japin sqarime përpara gjykatës për veprimtarinë e tyre për gjatë një periudhe 1-vjeçare të qëndrimit të tyre në Siri.

Hetimnet kanë zbardhur mënyrën se si ata u kthyen nga Siria në Zvicër duke u shkëputur kështu nga bashkëpunimi me organizatat terroriste. Për shpëtimin e tyre ndikim ka pasur nëna e tyre, e cila në tetor të vitit 2015 shkoi në qytetin sirian Manbixh me xhepa të mbushur plot me para dhe “bleu” lirinë e fëmijëve të saj.

Shokët e Vedatit, Valdet Gashi dhe Christian I, të cilët humbën jetën gjatë një sulmi nga ajri të ushtrisë amerikane, supozohet të jenë shpëtuesit e fëmijëve.

Nëna dhe dy fëmijët e saj u kthyen në Zvicër në dhjetor të 2015, dhe u arrestuan menjëherë në Zürich. Gjatë marrjes në pyetje nga policia ata nuk shfaqën pendim. Sipas dëshmisë së babit të tyre për policinë federale të Zvicrës, Esra dhe Vedati njihnin disa fëmijë, të cilët më vonë përbënin një grup të rinjsh që kalonin kohën e lirë në xhaminë AnNur në Winterthur, që njihej ndryshe edhe «xhamia e arabëve» që drejtohej nga imami Sandri V., një shqiptar i moshuar, adhurues i shtetit islamik. Pas zhdukje së fëmijëve, kishte dyshime se Sandro V. i ka shtyrë ata të shkojnë në Siri, por ai e ka mohuar këtë fakt./oranews

 

Fraksion.com