Deputetët e PS përplasen në Kuvend, Rama: Po bëjmë vetë edhe opozitën
Kryeministri Edi Rama i ka quajtur të frytshme debatet brenda maxhorancës për buxhetin 2019.
Kreu i qeverisë deklaroi se kjo maxhrancë po bën edhe opozitën.
Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Kuvendi rrëzoi amendamentin e Braçes, që propozonte rritje të TVSH-së për kazinotë, që do ta zhvendosin prej janarit të vitit të ardhshëm veprimtarinë e tyre vetëm në hotele me 5 yje, nga 15% që është aktualisht në 30%.
Në fjalën e tij duke iu referuar pretendimeve për lojërat e fatit, Rama tha se në Shqipëri nuk ka asnjë hotel me pesë yje.
“Nuk mund të rrisim një taksë për diçka që nuk e kemi për momentin”, deklaroi Kryeministri.
“Është pozitivë që bëjmë debate dhe amendamente dhe bëjmë edhe opozitën e këtij parlamenti. Janë bërë ndryshime të rëndësishme në buxhet dhe në paketën fiskale. Buxheti është shumë pozitiv. Dua të kujtoj se në Shqipëri, nuk kemi asnjë hotel me 5 yje. Prandaj sot nuk mund të taksojmë asgjë“, tha Rama
Ndërsa, deputeti i PS, Paulin Sterkaj doli kundër amendamentit të Braçes, por edhe kundër ministrit. Ai kërkoi që bixhozi të hiqet edhe nga resortet me 5 yje
“Nuk jam as me Braçen për këtë amendament, por nuk jam as me ministrin, se unë këtë nuk e kuptoj. Heqja e lojërave të fatit është hequr në masë absolute tek sporti, bixhozi dhe lojërat elektronike, por është dhënë në hotele me 4 apo 5 yje. Pra këtu nuk është hequr bixhozi për njerëzit, këtu bixhozi ekziston. Nëse bixhozi hiqet, të hiqet absolut në çdo institucion turistik. Jam kundër Braces që ti vëmë 30% sepse ata do fitojnë. Unë do isha të hiqen krejt bixhozet, mos stimulohen as në hotele me 5 yje as me 6 yje, për shkak se këtu po ndajmë shtresat. Të pasurit paskan të drejtë të luajnë, që shkojnë në hotele me 5 apo 6 yje. Ndërsa të varfërit spaskan të drejtë të luajnë me lojërat e fatit.
Debatet mes kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj, u zhvendosen nga Komisioni i Ekonomisë në Kuvend.
Kuvendi rrëzoi edhe një amendament tjetër të Braçes, i cili kërkoi heqjen e tatimit për veprimtarine e librashitjes
“Propozoj që kjo veprimtari të mos tatohet. Kjo do të nxisë blerjen e librave dhe shtimin e lexuesve”, deklaroi Braçe
“Ne e kemi realizuar me kohë këta që thotë Braçe, duke i vënë taksën zero biznesit të vogël”, deklaroi Ahmetaj.
Fraksion.com