AktualitetEkonomiTë fundit

“Buxheti”,Braçe përplaset me Ahmetajn në mbledhjen e grupit të PS

Partia Socialiste ka mbledhur grupin e saj parlamentar, përpara zhvillimit të seancës plenare, e cila ishte parashsikuar të niste në orën 10:00.

Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se ka  debate mes grupit të PS, ku kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka vërejtje për buxhetin.

Mbledhja është shoqëruar me debate mes ministrit Arben Ahmetaj dhe deputeti Erion Braçe. Shkak i debatit është bërë kërkesa e Braçes për tatimin mbi pagat.

Braçe ka pasur kundërshtime për disa nene të buxhetit edhe në debatet publike të zhvilluara në komision.

Mësohet se janë caktuar 10 deputetë  për të folur mbi Buxhetin 2019.

Ndërkohë opozita vijojn me bojkotin parlamentar.

 

Fraksion.com