Rama: Në familjen e Vullnetit në Postribë po kthehet shpresa
Kryeministri Edi Rama u ka uruar Mëngjesin, nëpërmjet një videoje ku tregohet se ka nisur puna për ndërtimin e shtëpisë së re për Vullnet Shabajn, në Postribë të Shkodrës.
Rama e ka vizituar më herët këtë familje, ndërsa takoi atëherë edhe vajzën e vogël të Vullnetit, të cilës i premto se do të bëhej shoqe me djalin e tij, Zahon.
Janë të shumta rastet tashmë, ku kryeministri Rama viziton për t’i dihmuar familjet që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe sociale.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me familjen e Vullnetit në Postribë të Shkodrës, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një të dielë të qetë”
Fraksion.com