AktualitetTë fundit

“Linja detare që do të lidhë Durrësin e Vlorën me SHBA e Kanada”

“Le Figaro” ka botuar, të mërkurën e 2 dhjetorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me krijimin e një linje të re detare të rëndësishme për Shqipërinë nga kompania austro-amerikane e Triestes, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Një linjë e re Austri – Shqipëri

Image

Vjenë, 1 dhjetor

Kompania austro-amerikane e Triestes ka vendosur që të gjitha anijet që janë në shërbim në tre linjat e Nju Jorkut, Kanadasë dhe Amerikës së Jugut tani do të zbarkojnë, vajtje-ardhje, në njërin nga dy portet shqiptare, të Durrësit apo të Vlorës.

Ky shërbim i ri dhe i shpejtë midis Triestes dhe Shqipërisë do të dyfishojë shërbimin javor të krijuar tashmë muajin e kaluar nga kompania e Lloyd-it austriak. – Z. RAY./Darsiani.com/BW

 

Fraksion.com