Itali, rekord kokaine: Kapen 80 milion euro, gabimisht në fakrikën e lëkurës
Një sasi rekord kokaine me vlerë rreth 80 milionë euro është zbuluar në një konteiner mallrash i dorëzuar gabimisht në një fabrikë lëkure në provincën e Vicencës në Itali.
690 kg kokainë e pastër e konfeksionuar në pako 1 kg e me vlerë rreth 80 milionë euro, është gjetur e fshehur në një kontenier që transportonte lëkurë nga Amerika e Jugut drejt Italisë.
Kontenieri me kokainë ka mbërritur gabimisht në magazinat e një fabrike lëkure në komunën Zemerghedo në provincën e Vicencës.
Ka qenë pronari i këtij biznesi, i cili ka informuar policinë italiane për këtë “thesar ilegal” të mbërritur në magazinat e tij.
Kontenieri kishte hyrë në Itali nga porti i Livornos duke udhëtuar nga Brazili përmes Portugalisë.
Dyshohet se gjatë tranzitimit të tij është gabuar në shpërndarjen e numërimit të kontenierëve.
Si pronari i fabrikës ashtu dhe shoferi që ka tansportuar kontenierin deri në fabrikë rezultojnë të mos kenë lidhje me këtë trafik ndërkombëtar droge.
Dyshohet se kjo sasi rekord kokaine është një aferë e krimit të organizuar në marrëveshje me narkotrafikantët amerikano-jugor.
Autoritetet italiane kanë vlerësuar se kjo sasi kokaine do të sillte një përfitim prje 80 milionë euro.
Policia italiane ka nisur një proces hetimor dhe është mjaft e rezervuar në dhënien e informacionit.
Porti i Livornos nga ku ka hyrë dhe kontenieri i kokainës është shndërruar gjatë viteve të fundit në një udhëkryq të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut drejt Italisë e Europës.
Gjithashtu duket se nuk është e rastësishme që kontenieri me kokainë ka mbërritur në territorin e Vicencës, i njohur për konsumin e madh të drogës e në një fabrikë lëkurë, ku kohë më parë janë sekuestruar ngarkesa me lëkurë të lagura me kokainë.
Fraksion.com