AktualitetRajoniTë fundit

Kërcënohet me jetë Matteo Salvini: Ke 3 shqiptarë pas qafe

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka marrë një letër kërcënuese në Ministrinë e Brendshme. Letra kërcënuese është publikuar nga Salvini në rrjetet sociale, ndërkohë që me një gramatikë të dobët, thuhet se pas tij qëndrojnë 3 shqiptarë që do e ekzekutojnë.

“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”-thuhet në letër.

Ndërkohë që vetë Salvini, ka publikuar kërcënimin, të cilin duket se e ka marrë me sportivitet. Ministri shkruan se po ecën përpara në punën e tij.

“Letra e kërcënimeve, vecanërisht gramatika italiane erdhi në Ministri. Ajo tërheq drejt, puthjet dhe përqafimet!  Të shtunën e ardhshme, më 8 dhjetor në 11 në Romë në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi me buzëqeshjet e një deti italianësh të respektuar!” shkruan Salvini në Twitter.

.

Fraksion.com