Ja shprehjet që ju çojnë drejt ndarjes
Fjalët që u themi të dashurve tanë gjatë një argumenti të nxehtë ose ne një moment kur ndjehemi të lodhur mund të jenë të rrezikshme, aq sa mund ta bëjnë jetën të padurueshme.
Ndonjëherë ato mund të çojnë deri në ndarje. Brightside koleksionoi 11 shprehje që janë më mirë të ngelen të pathëna nëse nuk doni te pendoheni për fundin e marrëdhënies tuaj.
11. Shprehjet qe zhvlerësojnë ndjenjat e partnerit.
Kjo ndodh rëndom kur themi fraza të tipit: “Ti mërzitesh kot!” “Ështe thjesht punë, dhe sa do vazhdosh te shqetësohesh për të?” Kështu ne nuk e ngushëllojmë partnerin apo ta bëjmë të ndjehet më mirë, por e gjykojmë. Gradualisht ai nuk do të hapet më, do të ndjehet i vetmuar, i fyer dhe kjo gjë nuk është e shëndetshme për marrëdhenien.
10. Fraza që shprehin indiferencë
Kur njëri nga partnerët humb interesin se si tjetri sillet kjo do të thotë se lidhja eshtë drejt fundit. Kini kujdes me fjalët që thoni dhe diskutoni me partnerin.
9. Shprehjet krahasuese
Mos merrni kurrë një partner të dikujt tjetër si shembull. Në vend të kësaj fokusohuni tek cilesitë positive të partnerit tuaj.
8. Fjalë të përgjithshme
Shmangni fjalët si : “ gjithmonë”, “kurrë”, “shpesh” sepse me këto fjalë ju fajsoni partnerin tuaj për problemet e së djeshmes, së sotmes dhe të nesërmes. Është më mirë të flisni për ndjenjat tuaja në një situatë të pakëndshme dhe mos u përpiqni të gjeni fajtorin.
7. Fjalë që ulin vetëbesimin e partnerit.
Fjalët janë shumë me peshë për vetëbesimin e cdokujt dhe duhet të jemi të kujdesshmen qe ato të mos jenë të rënda si : “Cfarë burri e quan veten ti?” “Askush përvec meje nuk ka për të të duruar” etj.
6. Shprehjet qe kërcënojnë ndarje
“Dua të ndahem”, “Do të shpërngulem” Nëse ndarja nuk është qëllimi juaj i vërtetë të,mos u nxitoni t’i thoni këto fjalë. Këto shprehje nuk e manipulojne dot partnerin dhe nuk do të tërheqin vëmëndjen e tij për mirë.
5. Frazat që shprehin pendesë mbi njohjen tuaj.
Është njësoj sikur të keni thënë: “Më mirë të mos ishim takuar kurrë!” Me këto shprehje ju fajësoni partneirn për menyrën se si ka ecur lidhja juaj, shkruan intv.al Rruga e duhur është ndarja e përgjegjësise per situaten e tanishme dhe cfarë mund të bëni mbi faktin qe asnjëri nga partneret nuk ndjehet i lumtur.
4. Frazat fajësuese.
Si shpjeguam me lart, këto fraza nuk ju cojnë askund. Është ndryshe kur ju shprehni cinizem konstruktiv me qëllim përmirësimin e marredhnies, ama në këto raste gjetja e një fajtori për problemet tuaja bëhet më thelbësore se zgjidhja e problemit.
3. Fraza që ulin rëndësinë e partnerit.
“Unë mund të jetoj pa ty!” “Unë qëndroj akoma me ty për hir të fëmijëve tanë”. Këto fjalë janë kategorikisht të ndaluara sado i nxehtë të jetë debati. Mbani mend se dashuria është një vlerë më e madhe se sa konfliktet e përkohëshme.
2.Fraza si “Nuk është puna jote!”
Në qoftë se i thoni partnerit këto fraza ai do të mendojë se ju nuk e respektoni dhe nuk e konsideroni të rendesishëm për vendimet tuaja.
1.Fjalë ose veprime qe tregojne mosdëshirën për bashkëpunim në komunikim.
Heshtja është më e rrezikshme se fjalët. Kur ju perpiqeni ti shmangeni bisedave me heshtje jeni duke pësuar nje ndarje në komunikim. Si rezultat, partnerët nuk e kuptojnë njëri-tjetrin dhe problemet lindin.
E vetmja zgjidhje në probleme të tilla është të vendosni të flisni. Sado e vështirë mund të behet biseda është më mirë se sa gjërat e pasqaruara. Secili e meriton një mundesi për tu dëgjuar.
Kujdesuni për marrëdhënien tuaj dhe dashuria juaj zgjastë përgjithmonë!