Programi i NATO-s për Paqe dhe Siguri: Gjashtëdhjetë vjet që nga krijimi
Një aktivitet i veçantë u mbajt të enjten (29 nëntor 2018) në Shtabin e NATO-s në Bruksel për të festuar përvjetorin e gjashtëdhjetë të iniciativës kryesore të Aleancës për shkencë, inovacion dhe hulumtim. Programi i NATO-s për Paqe dhe Siguri u krijua në vitin 1958 për të promovuar trajnimin e shkencëtarëve, për të nxitur ndarjen e njohurive dhe për të ndërtuar rrjete të ekspertëve.
Programi SPS është rritur si një nga mjetet kryesore të partneritetit të NATO-s, duke mbuluar një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, reagimin ndaj terrorizmit dhe rritjen e sigurisë së energjisë. Gjatë viteve ai ka krijuar një rrjet ndërkombëtar të shkencëtarëve dhe ekspertëve, dhe më shumë se 20 laureate Nobel janë të lidhur me Programin SPS. Duke folur në festimet e përvjetorit, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rose Gottemoeller tha se “Është shkenca që siguron kuptueshmërinë tonë për sfidat e reja të sigurisë, dhe kjo është shkenca që do të mbështesë zgjidhjet tona”.
Shkencëtarët, diplomatët dhe zyrtarët u mblodhën në selinë e NATO-s për të shënuar përvjetorin e gjashtëdhjetë. ku u shfaqen projekte të mbështetura nga Programi SPS, duke përfshirë një pajisje të re të kontrolluar me telekomandë që përdor radar nën sipërfaqe për të zbuluar mina dhe eksplozivë të tjerë.
Shejh Fawaz Al-Sabah i Kuvajtit dhe Ambasadorët në NATO nga Italia, Ukraina, Azerbajxhani dhe Serbia mbajten fjalime duke theksuar përfitimet e Programit SPS. Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Sfidat e Sigurisë së Emergjencave, Dr. Antonio Missiroli, mbylli aktivitetin duke thënë se “Inovacioni është një fjalë qe degjohet në NATO këto ditë dhe unë jam i bindur se Programi SPS do të luajë një rol të rendesishem në të ardhmen e NATO-s, shkencën, në frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit, si për aleatët ashtu edhe për partnerët e tyre “.
Fraksion.com