AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

PE përkrah hapjen e negociatave për Shqipërinë, por jep edhe shumë rekomandime

PE miratoi raportin për Shqipërinë duke përkrahur plotësisht rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për antarësim të Shqipërisë në BE, mirëpo raporti përmban edhe shumë rekomandime.

Parlamenti Evropian (PE)miratoi raportin për Shqipërinë duke përkrahur plotësisht rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për antarësim të Shqipërisë në BE, mirëpo raporti ka bërë shumë rekomandime dhe kërkesa ndaj shtetit shqiptar në luftën kundër krimit dhe korupsionit. Gjithashtu raporti përmend edhe ndërtimin e digave në lumin Vjosë dhe Valbonë. “Parlamenti Evropian përkrah plotësisht hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe ka parasysh vendimin e Këshillit Europian për një rivlerësim në qershor të vitit 2019”, thuhet në raportin ku vlerësohen veprimet e Shqipërisë në procesin e vetingut dhe reformat e tjera.

Mirëpo në raport shumë hapsirë kanë marrë edhe kritikat dhe rekomandimet për reforma dhe veprime sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit. PE fton “autoritetet shqiptare që të marrin veprime vendimtare në shkatërrimin e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikimin me njerëz, armë dhe droga, dhe të risin numrin e hetimeve dhe dënimeve përfundimtare sidomos kur çështja ka të bëjë me raste të nivelit të lartë të grupeve të organizuara”.

Trajtim të barabartë të qytetarëve

PE-ja ka bërë thirrje në përmirësimin e strukturave mbikqyrëse të Kuvendit të Shqipërisë duke përshëndetur aprovimin e Kodit të Sjelljes së këtij institucioni. Bëhet gjithashtu thirrje për një reformë përfshirëse të ligjit zgjedhor me qëllim të rritjes së besimit në këtë sistem.

PE-ja bën thirrje që Shqipëria të jetë vend ku edhe qytetarët edhe zyrtarët e lartë të kenë të drejta të njëjta. PE fton “për përpjekje shtesë në uljen e korupsionit që ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve, nënvizon që zyrtarët e lartë nuk duhet të përfitojnë nga një trajtim preferencial krahasur me qytetarët e zakonshëm nëse ata akuzohen; bën thirrje      që Shqipëria të rrisë hetimet financiare dhe të dëshomjë konfiskimin e aseteve të përfituara në mënyrë kriminale dhe të tregojë rezultate të prekshme në luftë kundër trafikimit të drogave dhe larjes së parave”. Në këtë fushë Parlamenti në veçanti mirëpret arestimet e bandës Bajri.

Migrimi nga Shqipëria më i madhi në rajon

Si specifikë të Shqipërisë në rajonin e Balkanit Perëndimor PE-ja shpreh shqetësimin, se vendi mbetet shteti me më së shmti hyrje dhe qëndrime ilegale si dhe kërkesa të rreme për azil në Bashkimin Evropian. PE-ja kërkon që të merren masa në parandalimin e këtyre kërkesave për azil, sidomos sa u përklet të miturve të pashoqëruar.

Kërkohet që të bëhet më shumë lidhur me luftimin e shkaqeve të migrimit, që janë varfëria dhe niveli i ulët i punësimt të të rinjve.

Sa u përket të drejtave të fëmijëve PE kërkon që Shqipëria të risë përpjekjet për parandalimin e trafikimit të njerëzve, duke kushtuar kujdes të veçantë për fëmijët e pashoqëruar dhe fëmijët viktimë të trafikimit sidomos sa i përket fëmijëve në rrugë.

Kritika për BERZH-in dhe hidrogjenerimet

PE-ja shprehu shqetësim të thellë ndaj disa porojekteve ekonomike që kanë shkaktuar dëm të madh mjedisor në zona të mbrojtura. Bëhet fjalë për projekete të mëdha për resorte tursitike si dhe hidrocentralet në lumin Vjosa dhe Valbona; PE rekomandon Shqipërinë që të zvogëlojë varësinë në hidro energji dhe të eksplorojë mënyra të tjera të gjenerimit.

Duke pasur parasysh se disa nga këto projekte janë të financuara nga bankat evropiane, parlamenti në një paragraf fton Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Evropiane për Investme që të rishikojnë përkrahjen për hidrocentrale nëse ato nuk kanë vlerësime (ex ante) për ndikimin afatgjatë të tyre ndaj mjedisit./DW

 

Fraksion.com