Macron bisedë me princin saudit: Kërkon ekspertë ndërkombëtare për Khashoggin
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë të shkurtër të rastit me pricnin saudit të kurorës Mohammed bin Salman gjatë Samitit të G20-tës në Argjentinë.
Siç bëhet e ditur, presidenti francez ka kërkuar nga princi saudit përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë në hetimin në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Macron po ashtu ka theksuar para Mohammed bin Salman nevojën për tranzicion në procesin politik në krizën e Jemenit.
Mediumet franceze cituan burime të pallatit Elysee të kenë thënë se gati të gjithë liderët evropianë ndajnë pikëpamje të njëjta në lidhje me vrasjen e Khashoggit dhe do të veprojnë si një front i vetëm në këtë aspekt.
Gjatë samitit, vëmendja ka tërhequr përshendetja e ngrohtë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe princit saudit të kurorës Mohammed bin Salman.
Khashoggi, gazetar saudit që punonte për gazetën The Washington Post, u vra pak pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.
Qeveria saudite ka ofruar sqarime të ndryshme nga njëra-tjetra në lidhje me vrasjen, duke e mohuar atë fillimisht, ndërsa më pas tha se vrasja ishte aksidentale dhe më në fund iu referua asaj si një operacion jashtë komandës.
Fraksion.com