AktualitetTë fundit

‘Kacifas’: Dhjetëra grekë pritet të mbërrijnë sërish në Bularat

Dhjetëra qytetarë grekë pritet të mbërrijnë sërish në Bularat të Gjirokastrës. 8 dhjetori është dita kur do të zhvillohen të 40-tat e Konstandino Kacifas, i cili u vra nga RENEA pas qëlloi me armë ndaj tyre dhe nuk pranoi të dorëzohej.

Mediat greke kanë shpërndarë prej kohësh njoftimet mbi këtë datë, ndërsa së fundmi janë publikuar edhe mënyrat e kontaktit për të gjithë ata që duan të marrin pjesë si dhe detajet e ceremonisë përkujtimore që është parashikuar të mbahet të shtunën e 8 dhjetorit, në orën 11:00 me orën lokale, në kishën e Shën Athanasit në Bularat.

Siç thuhet në mediat greke për këtë qëllim janë vënë në dispozicion disa autobusë.

“Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këtë përkujtimore duhet të regjistrohen deri në datën 5.12.2018, ndërsa kostoja e udhëtimit është 30€. Lutemi për të gjithë ta shpërndajmë . Të jemi këtu  me një mesazh të fuqishëm Të vendosur! Të çojmë mesazhin tonë për atdheun tonë .Për dheun tonë. Eshtë gjëja më e paktë që mund të bëjmë për të nderuar kujtimin e Kostës sonë”, thuhet në shkrim.

Mbi 1000 shtetas grekë erdhën në Bularat një muaj më parë, në 8 nëntor, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Konstandino Kacifas, i vrarë në përballje me forcat RENEA. Ceremonia e varrimit të 28-vjeçarit minoritar u shndërrua në një shfaqje antishqiptare, me thirrje nacionaliste dhe protesta nga pjesëmarrësit. 52 shtetas grekë mes të cilëve edhe eurodeputetja qipriote eleni theocharus u shpallën “non grata” në Shqipëri pas këtij demonstrimi.

48b89958 4af3 48b2 87e4 C54b183ad911

 

Fraksion.com